Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në brifingun e së mërkurës me gazetarë për Korridorin 8 dhe 10D tha se me ndryshimet ligjore të propozuara në Parlament do të shkurtohet koha e ndërtimit të autostradave dhe do të ulet kostoja e ndërtimit.
“Për projektin, e kemi rutën ku do të kalojë, në trasenë që është propozuar, është bërë studim fizibiliteti nga kompania që e ka zgjedhur Fakulteti i Ndërtimit dhe ky studim fizibiliteti tregon se sa tokë është private dhe sa shtetërore. 55% është private, 45% është shtetërore. Zgjidhjet ligjore janë për shpronësim, do të përshpejtohet procedura dhe do të ulet çmimi. Rreth marrëveshjes që nuk publikohet, Marrëveshja është e klasifikuar dhe nuk publikohet askund. As ‘Bechtel dh Enka’ nuk e publikon Marrëveshjen”, ka deklaruar Grubi.
Në anën tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski u ka bërë thirrje qeverive të SHBA-së dhe Turqisë që të thonë nëse në dy vitet e fundit, që kur po përgatitet ky projekt, dikush nga vendi ynë ka kërkuar diçka prej tyre apo kompanive të tyre.
Sipas kryeministrit, VMRO-DPMNE konfirmoi sërish se di vetëm të përhapë histeri dhe gënjeshtra dhe të bllokojë Parlamentin. Këtë e bëri, theksoi ai, me të gjitha zgjidhjet e rëndësishme ligjore dhe me të gjitha projektet madhore infrastrukturore.
“Marrëveshja me ‘Bechtel dhe Enka’ është nënshkruar publikisht në bazë të një ligji të posaçëm, të miratuar në Parlament nga të gjithë deputetët. Ka kaluar të gjitha procedurat ligjore. Marrëveshja në mbi 400 faqe përcakton kushtet për ndërtimin e autostradës. Ka edhe ndryshime në disa ligje për të siguruar kushte për përshpejtimin e procedurës për ndërtimin e këtyre dy seksioneve të mëdha. Synimi është që në pesë vjet të ndërtohet një autostradë moderne, me një shumë të përshtatshme për një projekt të tillë. Deputetët kanë mundësi t’i miratojnë ato dispozita sipas procedurave. Të gjitha dispozitat e tjera të ligjit janë në përputhje me ligjin e veçantë që është miratuar”, tha Kovaçevski, përcjell Indeks.mk
Sa i përket rritjes së pretenduar të javës së punës nga 40 në 60 orë, ai përsëri tha se është një ndryshim ligjor, i cili vlen vetëm për një projekt të tillë strategjik me interes kombëtar dhe synimi është që çdo punëtor që dëshiron të punojë më shumë se sa ligj parashikon, vullnetarisht, të paguhet për çdo orë jashtë orarit dhe të marrë një rrogë ditore 50 për qind më të lartë të dielave.
“Të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së do të mohohen. E vetmja gjë që shohim çdo mëngjes janë gënjeshtrat, të pavërtetat dhe histeritë e përhapura nga opozita. Gjithçka që kanë thënë deri tani, kanë gënjyer. Së pari, për rrugën tonë në BE, thanë se do ta kishim humbur gjuhën maqedonase, gënjyen, pastaj thanë se do të ishim asimiluar, ka kaluar gati një vit i tërë nga pranimi i propozimit evropian, por ne jemi Maqedonasit dhe ajo gënjeshtër ra në ujë. Shikoni projektet e VMRO-DPMNE-së për 11 vjet, për shembull autostrada Kërçovë-Ohër, ajo ka filluar në vitin 2013 me trase të gabuar dhe i gjithë projekti është dashur të ndryshohet për disa vite. Kështu funksionojnë, gjë që shihet edhe nga çështjet gjyqësore që kanë”, theksoi Kovaçevski.
Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, i cili është edhe koordinator për ndërtimin e këtyre autostradave, në një konferencë për media tha se nëse java e punës së punëtorëve që do të punojnë në ndërtimin e korridoret 8 dhe 10d janë 60 orë në javë, siç kërkohet nga kontraktori “Bechtel dhe Enka”, projekti do të realizohet për 4.7 vjet dhe do të kushtojë më pak, dhe nëse është 40 orë në javë, do të zgjasë mbi gjashtë vjet dhe kushtojnë më shumë. Siç theksoi Grubi, nuk bëhet fjalë për pagim të gjobave nëse orari i punës nuk është 60 orë, por për një realizim më të ngadaltë të projektit.
Sipas tij, kudo ku punonin “Bechtel dhe Enka”, java e punës ishte 60 orë dhe punëtorët nënshkruan një marrëveshje me shkrim për të punuar atë kohë dhe paguheshin për çdo orë të punës.
Ai saktëson se kontrata me kontraktorin “Bechtel dhe Enka” është klasifikuar me kërkesë të konsorciumit dhe për këtë arsye detajet nuk mund të publikohen.
“Në të njëjtën mënyrë kanë punuar edhe gjatë ndërtimit të autostradave në rajon, konkretisht në Kroaci, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri”, nënvizoi Grubi.
Llogaritjet janë se projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro është bërë në bazë të trasesë së propozuar nga ‘Bechtel dhe Enka’ në të cilën pritet të ndërtohen autostrada, për të cilën është bërë një studim fizibiliteti nga Grant Thorton, i cili tregon se 55 për qind e toka në trase është në pronësi private dhe 45 në pronësi shtetërore. Sipas kësaj dhe çmimit mesatar, llogaritet se sa para do të nevojiten për shpronësim.
Nëse miratohen vendimet ligjore, “Bechtel dhe Enka” parashikon ndërtimin e 23 kilometrave autostradë në vit, ndërsa tek ne kanë ndërtuar 5.8 kilometra autostradë në vit. Në Korridorin 8 fillimisht do të fillojë ndërtimi i autostradës Tetovë – Gostivar, e më pas Gostivar – Bukojçan dhe seksioni i autostradës Kërçovë – Ohër, që do të çojë në pikën e re kufitare me Shqipërinë në Radolishtë, në vend të Qafasanit ku. është tani.(Indeks.mk)