“Quattro Pezzi Sacri” i përket periudhës së fundit të krijimtarisë së Giuseppe Verdi, në vitin 1889-1898 të kompozuar në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, por ato janë luajtur si një cikël i vetëm. “Tre pezzi” janë shfaqur për herë të parë në datën 7 prill të vitit 1898 në operën e Parisit pa pjesën Ave Maria.
Sipas radhës vijnë: Ave Maria, Stabat Mater, Laudi alla Vergine Maria, Te Deum.
Ave Maria për kor (a cappella) pa shoqërim instrumental u kompozua në vitin 1889 si një pjesë e lirë dhe e thjeshtë të një shkalle enigmatike. Pas një propozimi që u shfaq në Gazzeta Muiscale të Milanos, ku muzikanti Adolf Crescentini i kishte ftuar lexuesit të paraqisnin harmonizimet e tyre për këtë krijim.
Stabat Mater është shkruar për kor me katër zëra SATB (Soprano, Alto, Tenor dhe Bariton) dhe orkestër të madhe në vargje në latinisht nga Jacopone da Todi. Kori i TKOB dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës interpretuan të unifikuar dhe me elegancë duke e sjellë pjesën melodike me një kontrast me pasazhe a cappella në portretizimin e dramës së Virgjëreshës që shikon të birin në kryq. Këtu muzika shprehet intensive në ndjenjat e dhimbjes së shpirtit.
Laudi alla Vergine Maria vargjet e mara nga Canto XXXIII nga parajsa e Dantes është shkruar për kor femrash. Interpretimi i korit ishte mirëpunuar nga dirigjenti Dritan Lumshi dhe Hajrullah Sylq.
Te Deum e kompozuar në latinisht midis viteve 1895-1896 realizuar për dy kore me katër pjesë, orkestër të madhe dhe këndim i një soprano. Muzika fillon me një këndim Gregorian dhe fryhet në mënyrë të përgjegjshme të korit mashkullor në unison. Kori i plotë së bashku me orkestrën e TKOB, orkestrën Simfonike e Forcave të Armatosura dhe Konservatorin i Salernos Giuseppe Martinucci, nen drejtimin e dirigjentit Jacopo Sipari Di Pescasseroli e sollën pjesën shumë madhështore dhe hyjnore. Në finale futet solo sopranoja Eva Golemi e cila me zërin e saj brilant duke thirrur nën klithmat e përsëritura edhe nga kori “In te, Domine speravi“, e mbyllin pjesën në një atmosferë shprese ndonëse e mbuluar nga një hije trishtimi.
Dirigjenti Italian Di Pescasseroli dhe njëkohësisht udhëheqësi Artistik i TKOB impresionon me një forcë të brendshme energjike duke kërkuar leximin analitik të veprës deri në prekje të virtuozitetit. Në fillimin e shfaqjes tek te dy veprat Wagner e Rachmaninov arrin te rrënjosë edhe njëfarë teatraliteti.
Në fund shumë duartrokitje!
Gerti Zajmi, 8 prill 2023