Zv. ministrja e Drejtësisë, Viktorija Madiq-Avramovska thotë se përfshirja e popujve të tjerë në Preambulën e Kushtetutës nuk do të rrezikojë identitetin e popullit maqedonas.
“Më vjen keq që opozita nuk pranoi të marrë pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria. Që teksti të vijë në Kuvend, dikush duhet ta përgatisë, t’ia japë Qeverisë dhe pastaj t’ia propozojë Kuvendit”, theksoi Avramovska Madiq.
Zv. ministrja i Drejtësisë për “Sitel”, duke iu referuar grupit të punës, tregoi se pritet që së shpejti të kompletohet me ekspertë dhe të përcaktohet mënyra dhe metodologjia e punës.
“Nëse Kuvendi vendos që ka nevojë për hapjen e Kushtetutës, pra janë 80 deputetë, procedura për ndryshime kushtetuese do të vazhdojë në Komisionin për Çështje Kushtetuese. Do t’ia lëmë grupit punues të deklarojë se çfarë mendojnë se duhet të përfshihet në amendamentet”, tha Avramovska.