Vetëm nëntë muaj pasi i dha fund karrierës si futbollist, Arda Turan është rikthyer te futbolli, por tani jo si lojtar aktiv. Legjenda turke karrierën do ta vazhdoj në rolin e trajnerit dhe kjo është eksperienca e tij e parë për ta udhëhequr një klub futbolli.

36-vjeçari ka marrë detyren e trajnerit të skuadrës nga Liga e Parë (kategoria e dytë e futbollit në Turqi), Eyupspor. Ka qenë nënkryertar i klubit turk Kulaksiz që ka konfirmuar se kanë nënshkruar me Arda Turan.

 

“Ne kemi nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë me Arda Turanin për postin e trajnerit. Besojm se do t’i arrijmë qëllimet tona me Ardan në krye të skuadrës”, ka thënë nënkryetari i Eyupspor.

 

Eyupspor ndodhet në pozitën e tretë në tabelë me 57 pikë, sa ka edhe Rizespor në pozitën e dytë dhe janë nëntë pikë larg liderit Samsunspor. Qëllimi i Arda Turan është që ta inkuadroj në elitën e futbollit turk klubin e Eyupspor.