Përfshirja e të rinjve në politikë inkurajohet për ti dhënë një frymë të re vendimmarrjes, por duket se në Shqipëri në shumicën e rasteve prania e tyre përkthehet në mitizimin e kryetarëve.

Kjo duket se ka ndodhur dhe në Berat, ku gjatë takimeve elektorale të kryetarit të Bashkisë Ervin Demo, një i ri shihet me një bluze të stampuar me fytyrën e politikanit socialist, ku shkruhet:

Freshisti i vogël thotë, edhe kur të vdes, Ervin Demo do thërres.

Fotoja në fjalë është postuar dhe nga vetë kryetari i Bashkisë së Beratit i cili kandidon për një mandat të dytë në qytetin historik.