Ukraina do të testojë dhe përdorë çdo armë e cila nuk është e ndaluar nga ligjet ndërkombëtare, për të rimarrë territorin e Krimesë.
Lajmin e bëri të ditur Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Krimea është territori i Ukrainës dhe ne do të testojmë dhe përdorim atje çdo armë që nuk është e ndaluar nga ligjet ndërkombëtare, që do të ndihmojë në çlirimin e territoreve tona”, shkroi ai në Twitter.
Crimea is the territory of Ukraine, and we will test and use there any weapons not prohibited by international laws, that will help liberate our territories.
— Oleksiy Danilov (@OleksiyDanilov) April 14, 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë vazhdimisht se Ukraina planifikon të rimarrë Krimenë.
Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Pas revoltës që detyroi presidentin pro-rus Viktor Janukoviç të largohej nga detyra, trupat ruse u vendosën në gadishullin e Krimesë.