
Aston Villa e trajnerit Unai Emery koleksionoi fitoren e pestë radhazi në kampionat. Një arritje që regjistrohet për herë të parë pas 25-vitesh teksa skuadra nga Birmingami, mposhti në shtëpi Njukasëllin me shifrat 3-0.
Ndeshja nisi në mënyrën e duhur për vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 11-të me anë të Jacob Ramsey që realizoi në zonë pas një spondi të Ollie Uatkins. Ky i fundit do të ishte personazhi kryesor për të tijtë duke qenë se në fraksionin e dytë do të shënonte edhe dy herë të tjera. Fillimisht, sulmuesit iu anulua një gol nga sistemi VAR pas një pozicioni jashtë loje, ndërsa më pas 64-tën gjeti koordinimin e duhur edhe pse me shpinë nga porta.
Në minutën e 83-të, Uatkins shënoi edhe të tretin për të vulosur fitoren e Aston Villas me shifrat 3-0 përballë Njukasëllin teksa pas këtij suksesi, ekipi i drejtuar nga trajneri Emeri ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vend të gjashtë, gjashtë më pak se Mançester Junajtedi i vendit të katërt. Nga ana tjetër, Njukasëllit mbetet në vend të tretë me 56 pikë.