
Sot u zhvilluan 5 ndeshje në kuadër të javës së 27-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Përballja më efikase u zhvillua në Strugë, ku lideri aktual, Struga Trim Lum demoloi skuadrën e Pobedës, pran rezultatit 6-2. Besart Ibraimi shënoi 3 herë, ndërsa Bojku, Muharemi dhe Shabani plotësuan fitoren e lartë të skuadrës strugane. Në anën tjetër Ferati dhe Kudijan shënuan golat për Pobedën.
Fitore të lartë shënoi edhe Shkëndija, e cila në terrenin vendas mundi Tikveshin me 4-1, falë 2 golave nga Çinari dhe nga një gol nga Milevi dhe Cake. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Varelovski. me këto 3 pikë Shkëndija kalon në vendin e dytë me 3 pikë pas liderit aktual, duke parakaluar FC Shkupin në vendin e tretë.
Një gol nga Gando, solli tri pikë për skuadrën e Rabotniçkit përball Skopjes. Ndërkohë nuk kishte gola në përballjet e zhvilluara në lagjën Gjorçe Petrov në Shkup dhe në Kratovë.
Kujtojmë që skuadra e FC Shkupit ishte e lirë këtë javë.
Liga e Parë – Java 27
Makedonija Gj.P. 0–0 Akademia Pandev
Rabotniçki 1–0 Skopje
Shkëndija 4–1 Tikveshi
Sileksi 0–0 Bregallnica
Struga Trim Lum 6–2 Pobeda