Në valën e re të dhunës në burgun më të madh në Ekuador, 12 persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur, raporton “Europa Press”.

Pati një trazirë në burgun “Litoral” në qytetin e Guayaquil dhe shërbimi kombëtar i burgjeve njoftoi se situata tani është nën kontroll dhe se protokollet e sigurisë janë rivendosur, sipas Bloomberg.

Sipas administratës së burgut, dhuna nisi të mërkurën, kur u gjetën gjashtë të burgosur të varur.

Të enjten, tre roje u qëlluan për vdekje gjatë një pauze dreke në mes të burgut.

Burgjet e Ekuadorit janë kthyer në vatra dhune në të cilat janë vrarë disa qindra njerëz gjatë vitit të kaluar.

Në nëntor, tetë të burgosur u vranë në burgun “Inca” në Quito.