Simone Inzagi ishte në një takim me drejtuesit e Interit gjatë natës pas humbjes së mjerueshme të skuadrës ndaj Monzas, ku thuhet se iu dha një ultimatum.
‘Nerazzurrët’ nuk patën një mbrëmje të mirë në ‘San Siro’ të shtunën mbrëma, duke rënë në një humbje 1-0 nga Monza pas një goli në minutën e 78-të nga Luka Kaldirola. Humbja ishte e katërta e Interit në pesë ndeshjet e fundit në Serie A, duke i lënë ata në një pikë të vështirë, ndërsa gara për një përfundim në Ligën e Kampionëve vazhdon të nxehet. Presioni po vazhdon të rritet mbi Inzaghi, i ndihmuar vetëm nga fitorja e parë e Interit ndaj Benfika-s në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Milanezët janë gjithashtu ende në garë për Kupën e Italisë, duke barazuar Juventusin 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve. ‘Calciomercato.com’ detajon se si një numër i drejtorëve të Interit patën një takim të gjatë me Inzagin pas humbjes nga Monza, me anëtarë të menaxhmentit si Steven Zhang, Bepe Marotta, Piero Ausilio, Dario Bakin dhe Alesandro Antonello të gjithë të pranishëm.
U diskutua humbja nga Monza dhe situata e skuadrës, si dhe përballja vendimtare në Ligën e Kampionëve me Benfika-n. Inzagi nuk u largua nga ‘San Siro’ deri pas mesnate, i ndjekur gjysmë ore më vonë nga presidenti Zhang dhe drejtorët e tjerë.
Plani është të ecë përpara me Inzagin, pavarësisht zhgënjimeve nga tifozët, por e ardhmja e tij është e lidhur qartë me ndeshjen e dytë kundër Benfika-s dhe sigurimin e Top katërshes në Serie A, një ultimatum që Interi e bëri të qartë./Lajmi/