Pas Lukakut, edhe Perishiç dëshiron të bëjë prapakthehu. Futbollistit kroat, në fakt, i skadon kontrata me Totenhamin, ku pas lamtumirës së Antonio Kontes, edhe planet për të ardhmen janë bërë të mjegullta.

Pista që mund ta kthejë atë në Appiano për sezonin e ardhshëm po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, duke pasur parasysh faktin që Interit do të ketë nevojë shesë lojtarë të rëndësishëm por edhe të ruajë nivelin e lartë në organikë. Nëse Perishiç kthehet, mund të largohet Gosens. Në fakt, gjermani po kërkohet nga ekipet e mëdha të Bundesligës, ku mund të transferohet edhe me synimin për të rifituar një vend në kombëtare.

Vështirë, megjithatë, që klubi zikaltër t’i japë 6 milionë euro pagë vjetore Perishiçit, shumë të cilën po e merr te “Spursat”.

Sipas “Tuttosport”, megjithatë, kroati do të ishte i gatshëm të bënte një sakrificë për t’u kthyer në shtëpi.