Dy tonë kokainë, që kapin vlerën e mbi 400 milionë eurove janë sekuestruar nga Guardia di Finanza në Siçili të Italisë.

Kokaina u gjet në det, në brigjet lindore të Siçilisë, nga efektivë të Katania dhe nga grupi ajror-detar i Messinas.

Mediat vendase bëjnë me dije se për të shmangur depërtimin dhe fundosjen në ujë, kokaina ishte paketuar në rreth 70 pako lundruese të shoqëruara nga një pajisje sinjalizuese me ndriçim dhe të gjitha pakot ishin të lidhura së bashku me rrjeta.

Ngarkesa me lëndën narkotike siç duket ishte lënë në det nga një anije mallrash dhe më pas trafikantët do ta merrnin e ta shpërndanin nëpër Europë.