“Mund të jetë frustracioni që kanë maqedonasit për të ruajtur identitetin, po nga ana tjetër është direkt asimilim, sepse ne i dimë qëllimet e Serbisë dhe Rusisë. Ne me vite i dimë qëllimet e këtyre shteteve, edhe nëse i shihni dokumentaret dhe emisionet e tyre kjo do t’u bëhet më e qartë”.

Kështu është shprehur lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në ClickPlus teksa foli për qëndrimet e VMRO-DPMNE-së për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Nëse nuk janë ata të vetëdijshme se dispononim pro-rus që e kanë, është fatalitet për ata. Duhet haptazi të flasin me votuesin e tyre, t’u tregohet se është fatalitet. Ata duhet t’u tregojnë popullit se ku duhet të shkojnë, dhe jo ku ata duan të shkojnë”, tha Thaçi më tej.