Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport e ka transferuar në Komitetin e Garave dosjen për sulmin e Valverdes ndaj Baenas, që ndodhi brenda stadiumit “Santiago Bebnabeu”, në fund të sfidës mes Real Madridit dhe Villarrealit. Ky Komision së shpejti do të dal me verdiktin zyrtar për këtë rast.

Pasi të hapet dosja dhe të merren pretendimet nga palët, sanksioni mund të përfundojë deri në 12 ndeshje pezullim për Valverden e Real Madridit.

Dosja përbëhet nga ankesa e paraqitur nga Baena në një stacion policor në Kastellón dhe raporti që policia e hapi pas ndërhyrjes në “Bernabeu”. Me shumë gjasë, ky sezon në La Liga për Valvereden ka përfunduar pas dënimit që pritet ta marr./Indeksonline/

The post Dënimi nga Komiteti i Garave, mbyll sezonin e Valverdes?! appeared first on Alsat.