Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për vendimin e sotshëm të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.
Grubi këtë vendim e ka quajtur si të drejtë legjitime dhe një përgjigjë e duhur ndaj lojalitetit europian të popullit të Kosovës.
Urimi i plotë:
Në Strasburg sot u konfirmua edhe një e drejtë legjitime e Republikës së Kosovës!
Pa asnjë kundërshtim Parlamenti Europian u deklarua pro lëvizjes së lirë të qytetarëve të saj në zonën Shengen nga 1 janari i vitit 2024.
Ky vendim është e vetmja përgjigje e duhur ndaj lojalitetit europian të popullit të Kosovës dhe vlerave të saj të dëshmuara demokratike!
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/778978066925047