Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigez ende nuk ka marrë një vendim zyrtar mbi personin që do të zgjidhet për të udhëhequr 5 herë kampionët e botës.
Presidenti kërkon Karlo Ançeloti në kryë të “seleçaos”, mirëpo tekniku italian e ka bërë të qartë se nuk do të diskutojë asnjë plan për të ardhmen pa përfunduar sezoni aktual, me “galaktikët” e Real Madrid që ende nuk e kanë vendosur ose jo, nëse do të rikonfirmojnë trajneri italian në krye të pankinës së “Los Blancos”.
Mirëpo, Ançeloti nuk është i vetmi “kandidat” për stolin e “seleçaos”. Hoze Murinjo është një tjetër emër në listë me portugezin që pëlqehet shumë nga “numri 1” i Konfederatës, për “bagazhin” e pasur dhe karizmën e veçantë që “luzitani” posedon.
Gjithashtu në listë për Kombëtaren braziliane janë gjithashtu dhe tekniku i Fenerbahçe, Horhe Zhezue, ai i Fluminense, Fernando Diniz, si dhe portugezi i Palmerias, Abel Ferreira.