Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas lajmit për liberalizimin e vizave duke thënë se është i mirëseardhur edhe për sportin e Kosovës, posaçërisht për të cilët pajisja me vizë vazhdon të mbetet sfidë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

“Vendimi për liberizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është lajm i mirëseardhur edhe për sportin e Kosovës, konkretisht sportistët, për të cilët pajisja me vizë vazhdon të mbetet sfidë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare”.

KOK uron gjithë sportistët dhe federatat sportive për vendimin e marrë sot, me shpresën dhe besimin se sportistët tanë prej 1 janarit 2024 do të mendojnë vetëm për rezultatet e tyre.