Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, sot, më 20 prill 2023, pati një takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë, në vendin tonë, z. Georg Vutsas.

Ademi e njoftoi ambasadorin austriak për zhvillimet e fundit në lidhje me përgatitjen e amendamenteve kushtetuese, si anëtar i grupit punues për përgatitjen e tyre, pasi ato janë pjesë e Kornizës sonë negociuese dhe kusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ambasadori Vutsas theksoi se Austria i mbështet proceset tona integruese evropiane dhe në këtë kontekst, ai përsëriti gatishmërinë e vendit të tij për të ndarë përvojat e saj në BE me Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.