VMRO DPMNE opozitare konfirmon për çdo ditë se është e orientuar rrënjësisht kundër shqiptarëve në vendin tonë, kundër ndërtimit të Korridorit 8, kundër integrimit në Bashkimin Europian dhe miqësisë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fushata brutale e pakuptimtë dhe e pasinqertë e VMRO-së kundër ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë është hipokrizi e plotë.

Një gjë thonë në takime të mbyllura, tjetër gjë në opinion.

Përpjekjet e VMRO-së për të konkurruar në një garë të vdekur me Levicën se kush është më antishqiptar, e kthen vendin para vitit 2001.

VMRO është kundër gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Bllokimi i integrimit të vendit në BE dhe i miqësisë me SHBA-të nga VMRO-ja, ka për qëllim përforcimin e pranisë ruse në vend dhe në rajon.

Publikimi i një fotografie të Mickoskit me uniformë të kamufluar, me kallashnikov të zbrazur dhe i rrethuar nga gra dhe fëmijë, si dhe thirrjet për luftë në Kuvend nga Nikollovski, kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe dërgimin e një mesazhi për shqiptarët se ata janë qytetarë të dorës së dytë në shtet.

VMRO në garë me Levicën pro-ruse bllokon ligjet në Parlament, bllokon shtetin dhe demonstron se si dukej shteti i kapur si një kujtesë për qytetarët që mund të kenë harruar.