Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 ka folur për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D.

Sipas tij, Korridori 8 dhe 10D janë të domosdoshëm dhe duhet të ishin ndërtuar 20 vjet më parë.

“Duhet të ishin ndërtuar më herët, 20 vjet më parë. Korridori 8, mungesa e ndërtimit në këto 30 vite kanë sjellë pasoja negative nga pikëpamja ekonomike. Nga një prej rajoneve më të zhvilluara që ishim, tani jemi më të prapambeturit”, thotë Bytyqi.

https://youtu.be/rDHfeddufUU