Skuadra e Tottenham do të kërkojë 100 milionë euro nga klubet që synojnë të marrin sulmuesin Hari Kejn këtë verë dhe do të refuzojë çdo ofertë që do të jetë më e ulët se kjo shifër. Lajmin e konfirmoi “Daily Express”, që tha se skuadra e Spurs ka vendosur një çmim për sulmuesin 29-vjeçar.
Kontrata e Hari Kejn me londinezët skadon pas një viti, por rinovimi duket i vështirë, duke qenë se me Tottenham sulmuesi nuk ka fituar thuajse asgjë. Tri janë ekipet që kanë shfaqur interes për golashënuesin e Premier Liga: PSZH, Man. Junajted dhe Bajern Munih, ndërkohë që edhe vetë Spurs dëshirojnë t’i rinovojnë kontratën.
Për momentin situata rreth Kejnit është ende e paqartë, pasi Totenhami shpreson ta bindë për të rinovuar kontratën, duke garantuar ndërtimin e një skuadre të fortë për të ardhmen. Ndërkohë që, presioni që ushtrojnë klubet e tjera, duke i ofruar sulmuesit një rrogë më të mirë ndikojnë në të ardhmen e Kejnit.
Për këtë arsye, klubi ka vendosur një shifër prej 100 milionë eurosh për të lënë të lirë Hari Kejnin në rast se dështojnë bisedimet për rinovimin e kontratës.