Ndryshimi i tetë ligjeve, të nevojshme për realizimin dhe ndërtimin më dinamik të Koridorit 8 dhe 10D, ka ngjallë shumë paknaqësi për dy partitë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE dhe “E Majta”. Së bashku kanë dorëzuar mbi një mijë amandamente për të bllokuar këto projekt ligje. Sipas shumicës VMRO DPMNE dhe E Mjata vazhdojnë me bllokimin e punës së Kuvendit.
Ish deputeti, tani profesori Universitar Ruzhdi Matoshi, për TVM2, ka deklaruar se nuk është hap i mirë i opozitës maqedonase, sepse këto dy korridore do të gjenerojnë zhvillim ekonomik.
“Veprimet e Opozitës, konkretisht VMRO-së dhe “Levicës”, të cilat janë në funksion të mos realizimit të Korridorit 8, janë agjenda të cilat hapin polemika. Është agjendë jashtëzakonisht e keqe e opozitës, ku unë mendoj se ato shpejt duhet të përmirësohen në konceptin pragmatik të idesë së Korridorit 8. Besoj që veprimet e opozitës do të jenë të kota për arsyje sepse tani Korridori 8 është agjendë edhe e Bashkimit Europian.”, tha profesori universitar Ruzhdi Matoshi.