Matoshi poashtu shtoi se këto tentativa të VMRO-DPMNE-së janë të qëllimshme, sepse ato dëshirojnë ta mbajnë diskursin politik i cili, prodhon politika nacionaliste, e të cilat sipas Matoshit për fat të keq tek ne akoma janë prezente dhe mirë të pranuara nga një pjesë e popullsisë.
“Përceptimi publik ende në RMV është i tillë, që u shkon në favor agjendave nacionaliste, dhe unë mendoj se ai përceptim publik ekziston ende në Maqedoni. Ata duhet të jenë të vetëdishëm se tani RMV është pjesë e integrimeve euroatlantike, dhe ata do të duhet të përçojnë politika të cilat janë në sinergji me BE dhe me vlerat euroatlantike, përndryshe gjithcka që përceptohet me nacionalizëm do të dështojë.”, tha Matoshi.
Matoshi dhe njohësit e mirë të çështjeve politike dhe ekonomike poashtu kanë pohuar se ndërtimi i këtyre koridoreve do ta bëjnë të mundur që tregu u Maqedonisë të lidhet me dy porte atë të Durësit dhe atë të Burgasit, ku të gjitha resurset, repromaterialet për ekonominë të cilat gjendet në territoret e Kaspikut të Ukrainës, u mundësohet që ato më lehtë të depërtojnë deri tek porti i Durësit, duke kaluar përmes Maqedonisë së Veriut.