
Duke u përballur me kritika për komentet e fundit mbi Rusinë dhe Ukrainën, presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha të shtunën se thjesht po bënte thirrje për paqe dhe përmbajtje.
Lula u prit me protesta gjatë një vizite shtetërore në Portugali, raporton cnn.
Ai po përpiqet të de-përshkallëzojë komentet që sugjeronin se të dyja kombet janë fajtore për luftën ndërsa botërisht dihet se kush e ka nxitur atë.
“Unë kurrë nuk e barazova Rusinë dhe Ukrainën. Unë e di se çfarë është pushtimi dhe çfarë është integriteti territorial. Por, tani lufta ka filluar dhe dikush duhet të flasë për paqen”, shkroi presidenti brazilian në Twitter.
Kujtojmë se presidenti brazilian i shtoi “benzinë zjarrit” me komentet mbi pushtimin rus të shtetit ukraiunas kur kritikoi SHBA-në për “inkurajimin” e luftës në Ukrainë.