Bajern Munihu eliminohet nga gara për trofeun e Ligës së Kampionëve pas barazimit 1-1 në fushën e tij ndaj Man. Sitit. Anglezët fituan 3-0 ndeshjen e parë, duke avancuar më tej.

Trajneri i Bajernit, Tomas Tushel, ka reaguar pas eliminimit, duke u shprehur se mungoi fati, ashtu sikurse edhe në ndeshjen e parë.

 

“Mendoj se ashtu si në ndeshjen e parë e vumë në vështirësi Man. Siti. Madje më shumë se në takimin e parë në Manchster”, tha Tushel.

 

“Ashtu si në ndeshjen e parë, na mungoi ai momenti i fatit, momenti final për të shënuar dhe që shërben për të përmbysur situatën. Për fat të keq, mrekullia nuk ndodhi. Gjithsesi, unë jam i kënaqur për mënyrën se si luajti ekipi”, deklaroi Tushel për mediat.