Në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, bashkëveprimtarët, familjarët e dëshmorëve, miqtë dhe bashkëvendasit, përkujton 33 vjetorin e rënies së dëshmorit Naser Veliu. Në varrezat e fshatit Sërmnovë, ku prehen eshtrat e dëshmorit, të pranishmit evokuan kujtime mbi jetën dhe veprën e tij.

Programi u hap nga veprimtari Tahir Hani, i cili me këtë rast tha sot kombi ynë përkujton veprimtarinë dhe gjurmët historike që ka lënë Naser Veliu për një të ardhem më të mirë të çështjes kombëtare në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Në emër të familjes Veliu, të pranishmit i përshëndeti Betim Mehmedi, i biri i Ismail Mehmedi – Komandat Fishekut, një tjetër dëshmorë i kombit nga fshati Sërmnovë. Ai sjell një rrëfim me shpalosjen e pllakës përkujtirmoe për Naser Veliun, policia e ka rrethuar fshatin Sërmnovë.

Ndryshe, në prill të vitit 1990 në një komplot të përgatitur nga shërbimet sekrete të shtetit të atëhershëm jugosllav, në një aksident të orkestruar nga UDB jugosllave, humbën jetën Naser Veliu i njohur me pseudonimin “Bashkimi” dhe veprimtarja e çështjes kombëtare Nurije Zekaj nga Kosova.