Aeroporti i Berlinit është mbyllur për shkak të grevës së stafit të sigurisë, e cila filloi në orën 3:30 dhe do të përfundojë në mesnatë. Ndërkohë, janë anuluar të gjithë fluturimet. Sindikata Verdi po kërkon të rrisë presionin ndaj punëdhënësve, me të cilët po negocion bonuset për punën në ditët e festave dhe fundjavave, si dhe rregullat jashtë orarit. Greva e sotme, e treta për aeroportin e Berlinit që nga fillimi i vitit, i shtohet listës tashmë të gjatë të protestave të punonjësve të transportit të vendit në muajt e fundit. Të premten e kaluar, një grevë tetë-orëshe në hekurudha shkaktoi vonesa të mëdha dhe bllokime të trafikut në rrugë.