Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi në një intervistë për Klan Maqedoni, përball gazetares, Xhumadije Ibrahimi ka folur rreth korridorit 8 dhe 10D.

Ai shtoi se SHBA-të jetësisht janë të interesuar që këtë projekt ta shohin të përfunduar, realizuar.

Sipas Grubit, projekti i Korridorit 8 dhe 10D është projekti më i madh në historinë e këtij shteti, me përmasa të jashtëzakonshme dhe pikërisht për këtë sipas zv. Kryeministrit të parë, ngjall kaq shumë reagime në opinion.

Shton se ky projekt do të ndikoj dukshëm në ekonominë vendore, deklaron se në këtë projekt do të angazhohet e gjithë fuqia punëtore.

“Në projektin Korridori 8 do të jetë e angazhuar e gjithë fuqia punëtore për ndërtim, për këtë projekt duhen shumë njerëz sidomos të kualifikuar, ndaj përvec punëtorëve vendor do të ketë dhe fuqi punëtore nga jashtë. Punëtorët që do të vinë nga jashtë do të punojnë konnform ligjeve vendore”, tha Grubi.