Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi ka shënuar dy gola ndaj Fenerbahçes në ndeshjen që u mbyll me barazim 3:3 të luajtur në Superligën e Turqisë.

Skuadra e Fenerbahçes, ku në formacionin startues ishte edhe Ezgjan Alioski, avancoi me dy golat e Gulerit, ndërsa në skenë u shfaq Valon Ethemi që barazoi rezultatin për Istanbulsporin me dy golat e shënuar në minutat 57-të dhe 66-të.  Golin e parë e realizoi nga penalltia, përderisa të dytin nga një gjuajtje brenda zonës.

Pesë minuta më vonë, Pedro çoi në avantazh sërish ekipin e Alioskit, ndërsa në minutën e 6-të të shtesës Istanbulspori përmes Ezes barazoi shifrat finale në 3:3. Istanbulspori ndodhet në pozitën e 15-të të renditjes në Superligën e Turqisë, përderisa Fenerbahçe është në vend të dytë me 6 pikë më pak se lideri Gallatasaraji.

Kujtojmë se në 27 paraqitje gjithsej me ekipin turk, Ethemi ka shënuar 12 gola dhe katër asiste.