Skuadra e Shkëndijës do të zhvillojë ndeshjen e rradhës përballë Sileksit në kuadër të xhiros së 29-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Pasi fundjavën e shkuar, tetovarët fituan 1:0 Bregallnicën në Shtip, duke shkuar në 6 fitore rresht dhe kundër Sileksit kërkojnë suksesin e radhës.

“Jemi të lumtur që e kemi çuar deri në këtë pikë, por jemi akoma 3 pikë mbrapa Strugës. Shpresoj të vazhdojmë me këto rezultate, me këto ritme dhe në fund të dalim kampionë dhe ta sjellim titullin në Tetovë.

 

Pas ndeshjes me Shkupin ku u mundëm thamë se po t’i fitojmë gjitha deri në fund do ja dalim. Jemi në rrugën e duhur, kemi seri prej 7 fitoreve dhe një barazim me Bregallnicën. T’i fitojmë gjitha ndeshjet dhe patjetër se titulli në fund do të jetë i joni.

 

Nuk do të jetë ndeshje e lehtë ndaj Sileksit. Do i marrim ndeshjet nji nga nji, por kjo e të mërkurës do të jetë ndeshje e vështirë mendoj. Shpresojmë edhe në hap fals të kundërshtarit dhe pse jo, t’i afrohemi edhe akoma më shumë.

 

Këto ndeshjet e fundit duhet patjetër të kemi përkrahje. Tifozët i kemi pasur pas vetes gjithmonë, por këto ndeshjet e fundit duhet të jenë akoma më në numër, të na përkrahin maksimalisht dhe t’ua shpërblejmë edhe ne në fushë,” tha mes tjerash Dita për faqen zyrtare të KF Shkëndija.