Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e politikanit francez François Léotard, i cili ishte njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit.

Grubi shkruan se Léotard do të mbahet mend di politikan i cili ndihmoi në pajtim e popujve dhe ndërtimin e ardhmërisë progresive të shtetit.

Statusi i plotë:

U nda nga jeta edhe një mik i madh i vendit tonë, njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, politikani francez François Léotard.

Në rolin e përfaqësuesit të Bashkimit Europian në vendin tonë, ai do të ndërmjetësonte procesin më të rëndësishëm për sigurinë e vendit tonë dhe mbarë rajonit, atë të pajtimit dhe ndërtimit të ardhmërisë progresive mbi vlerat e barazisë dhe paqes.

Shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së tij, popullit francez dhe bashkëveprimtarëve të tij! Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprimtarinë e tij paqësore politike!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0F62qec6jntGU5HGvV7qyGk2Hxto5P7izZAEoR3udhHioSVkL6MJLdGGiVwSecW9Zl&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz