
Pas ekipit të Barnlit, që ka siguruar ngjitjen drejt Premier Ligës si kampionët e Championship, për sezonin e ardhshëm, tashmë një tjetër ekip i Championship ka mundësinë për tu kualifikuar më herët se java e fundit e kampionatit për në elitën e futbollit anglez.
Bëhet fjalë, për Shefilld Junajtedin, me “thikat” e Championship, që në rast fitoreje në përballjen ndaj Uest Bromuiç Albion do të sigurojë në mënyrë automatike ringjitjen në “elitën” angleze.
Shefild ka siguruar deri më tani plot 82 pikë dhe ndodhet vetëm 4 pikë nga Luton i vendit të 3-të, mirëpo ka 2 ndeshje më shumë për të luajtur se të tjerët duke e bërë akoma edhe më të thjeshtë kalimin automatik për në fazën tjetër.