“Tesa Academy” me qendrat e saj në Kosovë dhe Shqipëri, si akademia më serioze, inovative dhe profesionale e bukurisë dhe estetikes, po sjell “Seminarin Bombë”. Ky seminar i cilësuar si “bombë”, është ndryshe nga të tjerët për shkak të ekskluziviteve që do të prezantojë.

“Tesa Academy”, në krye me profesionisten e dëshmuar Kujtesa Gashi-Tesa, që është master në shumë profile të bukurisë dhe estetikës, premtojnë se “Seminari Bombë” do të mbetet në historisë, pasi është tre në një, meqe do të mësohen e praktikohen teknika revolucionare për mirëmbajtjen dhe trajtimin e lëkurës së fytyrës, grim dhe fkokë dhe ku do të zbulohen të gjitha risitë, teknikat, truqet dhe fshehtësitë e profileve. Do të ketë teori dhe praktikë. Në këtë seminar, ata që do të marrin pjesë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi të artë, do të kenë mundësi të aftësohen nga emra të mëdhenjë të fushës së bukurisë dhe estetikes, të cilësuar si yje të zanatit.

Në “Seminarin Bombë” do të ligjerojnë dhe punojnë në praktikë me pjesmarrësit, Ekrem Genç, Özlem Akyel, Murad Baradzade, Emrah Erenler, Ayhan Akyurt dhe Kujtesa Gashi. Pjesmarrësit e seminarit, do te paisen me çertifikata nga masterat e angazhuar në këtë event të madh. “Bombë” është një seminar ndryshe, që do të mbahet në Tiranë me 29 ja dhe në Prishtinë me 31 maj.