
Havier Tebas, presidenti i La Liga, në një intervistë për “RMC Sport”, ka folur për mundësinë e rikthimit të sulmuesit argjentinas Lionel Messi te skuadra e Barcelona.
“Sot për sot e shoh shumë të ndërlikuar transferimin e Messi. Ka ende kohë, por ky transferim duhet kryer në disa kushte specifike. Barcelona duhet të ulë ndjeshëm kostot dhe shpenzimet, duhet të ulë pagat e futbollistëve. Te Barça e dinë shumë mirë se duhet të ulin tavanin e shpenzimeve për pagat për të synuar futbollistë të rinj. Është njësoj si në metro, disa pasagjerë hyjnë e disa dalin. Pra, duhet të ikin një apo disa lojtarë që të vijë Messi”, tha Tebas.
“Duhet të kuptoni se Barcelona nuk ka fuqinë financiare të PSZH-sw, ku paratë janë pa limit. Ndaj katalanasit duhet të mendohen mirë para se të kryejnë këtë lëvizje në merkato. Niveli i La Liga është i lartë, pasi në 10 vitet e fundit kemi fituar 60% të trofeve ndërkombëtarë”, tha Havier Tebas.