Bajern Munihu nuk ndodhet në një fazë të mirë kohët e fundit dhe tashmë trajneri Tomas Tushel po punon që sezonin e ardhshëm të mos ketë të njëjtat probleme. Kështu, trajneri gjerman i Bajernit ka bërë kërkesë në fillim për një sulmues, pra për Viktor Osimhen të Napolit. Drejtuesit thuhet se janë të gatshëm të përpiqen për të sjellë në Bavari bomberin nigerian.

Kërkesa e dytë e Tushellit tashmë vjen për repartin e mesfushës. Ish-trajneri i Çellsit dëshiron një lojtar me përvojë dhe profesionist në mesfushë dhe për këtë ka piketuar Kasemiron, mesfushorin aktual të Man. Juanjtedit.

Sipas Tushellit, braziliani i ka të gjitha karrakteristikat për të qenë pjesë e skuadrës së tij, por nuk dihet nëse Man. Junajtedit do ta lërë të shkojë, apo nëse drejtuesit do të munden të plotësojnë kërkesat personale të lojtarit.