Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i shoqëruar nga zyrtarë qeveritarë, si dhe kontraktori Bechtel dhe Enka dhe ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, lëshuan në përdorim një pjesë të autostradës së Korridorit të Moravës, nga Pojata deri në Makrešan, me gjatësi 16.9. kilometra.
Ndërtimi i kësaj autostrade Pojatë – Preljinë, e cila do të jetë më e gjera në Serbi dhe është projektuar për të vozitur deri në 130 kilometra në orë, do të jetë Korridori i parë “smart”.
Do të kushtojë 740 milionë euro, ndërsa mbikëqyrja 20 milionë euro ose 2.7 për qind e vlerës së autostradës.