
Hari Kejn është futur në një tunel që me shumë mundësi daljen më të afërt do të ketë largimin nga klubi i “Spurs”.
Sulmuesi anglez është shumë i kërkuar në Evropë, por mbi të gjitha në Premier Ligë. Presidenti i klubit, Daniel Levi, ka folur me bindje të plotë se kapitenin e tyre nuk e largojnë në drejtim të Man. Junajtedit apo Çellsit, të cilët kanë shfaqur interes për “bomberin anglez.
“Daily Mail” raporton se Kejn, nëse largohet, do të shkojë diku jashtë Premier Ligës. /abcnews/