RMV vazhdon të mbetet para një sfide të rëndë, siç janë ndryshimet kushtetuese. Por megjithëse krerët e VMRO-DPMNE-së përsërisin qëndrimin se nuk do ti mbështesin ndryshimet kushtetuese njohësit e mirë të rrethanave politike thonë se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin.

Sipas ish deputetit Abdyladi Vejseli, është e kuptueshme që deputetët e opozitës janë duke u përballuar me këtë insistim të udhëheqësve të VMRO-DPMNE-së opozitare, që mos të kalojnë ndryshimet kushtetuese, por megjithatë ai është optimist se do të gjinden deputet progresiv të cilët falë garancioneve të cilat vijnë edhe nga faktori ndërkombëtarë ti përkrahin ndryshimet kushtetuese.

“Ndryshimet kushtetuese në RMV do të duhet patjetër që të ndodhin deri në afatin e caktuar. Tani për tani kemi një fortifikat, apo istikame të ndërtuara nga partitë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE dhe LEVICA, për shkak se nëse ato sidomos VMRO-DPMNE qëndronë në këtë pozicion atëher duhet ta dinë se do ti dëmton qytetarët. Unë mendoj se ato e kanë këtë më tepër për pikë politike, për shkak se është ndërtuar një opinion tek popullata maqedonase se kjo do të jetë në dëmë të maqedonasve, por mendoj se është e kundërta” – tha ish deputeti,  Abdyladi Vejseli.

Vejseli është i mendimit se RMV pa bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjik siç është BE dhe SHBA, nuk ka prespektiv.

“Partnerët ndërkombëtare, ato janë shumë të interesuar që qytetarët në përgjithësi të kenë një ardhmëri të mirë, jot ë ushtrojnë presion, por ato tentojn të na bindin se cila është ardhmëria e qytetarëve të RMV. Ata e kanë rolin e tyre sepse janë partner strategjik të RMV, sepse vendi ynë nëse nuk ka partner strategjik SHBA dhe Unionin Europian, ardhmëria e Maqedonisë do të jetë zero” – u shpreh Vejseli.

Vejseli poashtu thekson se VMRO-DPMNE nuk do të shkonë deri në atë shkallë që të krijonë armiq si tek shqiptarët ashtu edhe tek faktori ndërkombëtare, por do të gjejn modalitet, për tu kyçyr në ndryshimet kushtetuese.