Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se një kundërofensivë e shumëpritur kundër trupave ruse “do të ndodhë”. “Do të ketë një kundërsulm,” tha Zelensky, para gazetarëve nga Finlanda në një intervistë që është shpërndarë në llogarinë e tij në Telegram. Ne po përgatitemi për të dhe ajo do të ndodhë”, tha Zelenski. Presidenti i Ukrainës tha se beson në suksesin e misionit i bindur se armata ukrainase do të jetë në gjendje të çlirojë të gjitha territoret e okupuara nga Rusia. Ukraina ka ende nevojë për “armë të caktuara”, tha Zelensky, dhe rreziku kryesor për trupat e tij është nëse ata do të kenë mjaftueshëm municione që u nevojiten.