Danimarka po i jep Ukrainës një paketë pajisjesh ushtarake përderisa Kievi po përgatit një ofensivë për të rimarrë tokën e pushtuar nga Rusia.

 

Paketa, me vlerë 1.7 miliardë korona daneze (250 milionë dollarë), përfshin automjete të çminimit , municione dhe para për prokurimin e pajisjeve të mbrojtjes ajrore, sipas Ministrisë Daneze të Mbrojtjes.

 

Paketa synon të forcojë aftësinë e Ukrainës për të kryer një ofensivë në muajt e ardhshëm, tha ministria në deklaratën e saj.

 

Kjo është paketa më e madhe që i është dhënë Ukrainës nga një anëtar skandinav i BE-së që nga fillimi i luftës.

 

Danimarka e ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën, duke ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare që kur Kremlini nisi pushtimin e tij të plotë në shkurt 2022.

 

Danimarka gjithashtu planifikon t’i ofrojë NATO-s një batalion me 700 deri në 1.200 ushtarë për të mbrojtur shtetet baltike nga mesi i vitit 2024, thanë përfaqësues të qeverisë daneze./rel