Më në fund, në garën e katërt sezonale të Formula 1, Sharll Leklerk dhe “Ferrari” bëhen protagonist. Në pistën e Baku, piloti monogask siguroi një “pole position”, një vend të dytë në garën sprint dhe një vend të tretë në garën e së dielës. Rezultate këto mjaft të mira krahasuar me dështimet e tri garave të para.
“Bëmë një xhiro të shpejtë të mirë të premten që na dha mundësinë të nisemi nga vendi i parë, por ‘Red Bull’, në ritmin e garës, është në një kategori apo planet tjetër. Kanë më shumë ritëm se ne. Kanë gjetur diçka që ne ende na mungon, por po punojmë shumë dhe kjo garë tregoi se kemi ecur shumë përpara”, tha Leklerk.
“Nuk e dimë saktësisht se sa jemi afruar me Red Bull, andaj të shohim edhe garat e tjera. Unë jam nga ata pesona që ëndërroj vazdimisht për titullin dhe besoj tek ai. Edhe Aston Martin ka një makinë më të mirë se ne për sa i përket ritmit të garës. Gjithsesi, fundjava në Baku ishte e përkryer dhe kjo na motivon”, tha në fund Leklerk.