Maurisio Poketinjo ka diskutuar nënshkrimin e sulmuesit të Bajern Munihut, Sadio Mane me drejtuesit e Çellsit. Poketinjo pritet së shpejti të konfirmohet trajneri i ri i Çellsit duke marrë drejtimin e ekipit nga nisja e sezonit 2023/24.

Me ardhjen e tij në “Stemford Brixh”, trajneri argjentinas po mendon edhe përforcimin e skuadrës me lojtarët që mendon se i përshtaten skemave të tij. Sipas faqes së njohur “Football Insider”, Poketinjo ka rritur mundësinë e kthimit të Sadio Mane-s në Angli këtë verë.

Poketinjo ka punuar me ish-sulmuesin e Liverpullit gjatë kohës së tyre te Sautempton dhe e di se ai është i paqëndrueshëm në Munih. Bajern Munihu është i gatshëm të shesë dhe do të pranojë 30 milionë funte për t’u ndarë me senegalezin.