Objektivi kryesor i Man. Juanjtedit në merkaton e verës do të jetë sulmuesi Hari Kejn, por në rast se gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet, atëherë “Djajtë e Kuq” do të punojnë për “planin B”. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, ky plan synon sjelljen në “Old Trafford” të sulmuesit të Roma-s, Tami Abraham.

“Ky nuk është një sekret, të gjithë e dinë që ne jemi në kërkim të një sulmuesi kryesor. Shpresoj që klubi ta zgjidhë këtë problem”, tha trajneri Erik ten Hag, pa specifikuar emra konkretë.

Mediat sqarojnë se sulmuesi i Roma-s, Tami Abraham është alternativa kryesore e Hari Kejnit. Pas dy vitesh në Itali, ai mund të rikthehet në Premier Ligë, kampionat të cilin e njeh mirë, pasi ka luajtur me Çellsin dhde Suonsin. Në Serie A, sulmuesi 25-vjeçar ka realizuar 25 gola nën drejtimin e Hoze  Mourinjos.