Xhorxh Rassell dhe Maks Verstapen patën një konflikt pas garës Sprint së të shtunës në pistën e Baku në Azerbajxhan. Ishte britaniku ai që në pistë u shfaq agresiv dhe parakaloi holandezin duke pasur edhe një kontakt me këtë të fundit, madje duke i shkaktuar dëme në pjesën anësore nw makinwn e “Red Bull”-it.

Gjithsesi, gjatë garës, Verstapen ja ktheu reston pilotit të Mercedesit, teksa e parakaloi me lehtësi. Pas përfundimit të garës, dy herë kampioni i Botës kërkoi edhe një sqarim me Raselli. Verstapeni ja bëri të qartë Rasellit se do ta t’ia kthej në të njëjtën formë sapo t’i vijë mundësia, ndërsa nuk munguan edhe ofendimet nga ana e holandezit. Në lidhje me sjelljen e Verstapenit, Raselli së fundmi shprehet se një kampion Bote duhet të jetë më i përmbajtur.

“Nuk kam nevojë për faljen e tij. Ai është dy herë kampion bote dhe në këtë moment po kryeson sërish kampionatin. Nuk më shqetëson aspak sjellja e tij, por jam i zhgënjyer. Ndoshta ka zhgënjyer edhe veten e tij me komentet e fundit. Unë e di se Maksi është një djalë i shkëlqyer, një pilot i madh, por fjalë e tij ishin të ekzagjëruara”, u shpreh Rasell.