“Bad News Eagles” janë mposhtur në finale të turneut “ESL Challengers”. Ekipi kosovar u mposht nga skuadra “Movistar Riders” me rezultat 2:0 në map-a.

Në “Anubis”, MR triumfuan 16:10, kurse në “Ancient” 16:13. Kësisoj, BNE nuk e arrin triumfin dhe kalimin në “ESL Pro League”, por i duhet të kënaqet me pozitën e dytë.