
Barcelona arriti një fitore të mrekullueshme, teksa në mitikun “Kamp Nou” mundi rivalët e Real Betis me rezultatin e thellë 4 me 0, pas golave të Kristensenit, Levandovskit, Rafinja-s e autogolit të Rodrigez-it.
Pas këtij triumfi fantastik një koment mbi 3 pikët e radha të fituara në La Liga e ka bërë dhe tekniku Çavi, i cili e shprehu haptazi se loja ndryshoi, pas kartonit të kuq të marrë nga një lojtar i Real Betis.
“Pas kartonit të kuq, loja shkoi mirë për ne që tashmë e kishim nisur në mënyrën e duhur dhe bëmë 1-0. Ishte një rezultat i rrumbullakët. Ne ishim në gjendje të rrotulloheshim dhe të bënim një hap tjetër drejt titullit. Dy kartonët e verdhë për Gonzalezin? Për mua janë të qarta, sidomos e dyta”, u shpreh tekniku Çavi. /i.m /abcnews/