E pabesueshme ajo që ka ndodhur në duelin e javës së 31 të kampionatt spanjoll.

 

Real Madrid pësoi një humbje të rëndë 4 me 2 në fushën e modesteve të Girones, duke i bërë një nder indirekt Barcelones e cila është gjithnjë e më afër zyrtarizimit të titullit kampion.

 

Sukses i madh për të zotët e shtëpisë të cilët tanime mund ta konsiderojnë veten të shpëtuar duke qënë se ndodhen në mesin e artë të reënditjes me 11 pikë diference nga Valencia dhe Almeria skuadrat e fundit që ndodhen aktualisht në zonën e rënies.

 

Heroi i ndeshjes ishte argjentinasit Valentin Castellanos, autor Ii katër golave në portën e Lunin, portierit që kishte zëvëndësues Kurtua në këtë duel.

 

Golat e shpejta të vendasve në minutat 12 dhe 24 e vunë në vcështirë ekipin madrilèn, ndonëse për të rihapur takimin mendoi Vinisius në minutën e 34.

 

Megjithatë që në fillim të pjesës së dytë mendoi Castellanos për ti cuart shifrat ne 3 me 1.

 

E jo vetëm kaq por argjentinasit mbylli hesapet personale me “Los Blankos” duke shënuar edhe golin e katërt në minutën e 62.

 

I kotë, thjesht për statistike goli I shënuar nga Lukas Vasques në minutën e 85.

 

Në rast se Barcelona fiton sonte më mbrëmje kunder Vajekanos, diferenca mes rivalet historik mund të shkojë në +14 pikë.