Lionel Mesi do të largohet nga Paris Sen Zhermeni në fund të sezonit, raportojnë mediat më të mëdha ndërkombëtare. Destinacioni i radhës i futbollistit argjentinas pritet të jetë Barcelona, edhe pse raportimet thonë se ai ka marrë edhe ofertë nga klubi arab, Al-Hilal. Këtë e deklaroi edhe Marko Kirdemir, një agjent i FIFA-s i cili mban marrëdhënie të mira me kreun e PSZH-së, Al-Khelaifin dhe mbretin e Arabisë Saudite.
“Ai ka një ofertë prej 600 milionë dollarësh nga Al-Hilal, skuadra e Mbretit. Messi udhëtoi në Arabinë Saudite për të parë vendin ku mund të jetonte. Nëse familja e tij jep dritën jeshile, ai do të luajë në Arabinë Saudite”, tha Kirdemir, njofton Marca.
Al Hilal raportohet se i ka ofruar më shumë se 350 milionë funte në vit Lionel Messit. Argjentinasi u pezullua pasi bëri atë që PSZH e konsideron si një vizitë të paautorizuar dy-ditore në Arabinë Saudite këtë javë dhe nuk do të stërvitet me skuadrën ose nuk do të paguhet për dy javë.
Messi u bashkua me parisienët në verën e vitit 2021 me një kontratë që përfshin një opsion për një sezon të tretë, por që nuk do të aktivizohet.