Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi lidhur me inkorporimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, në ndryshimet që duhet të ndodhin në Kodin Zgjedhor është shprehur se si parti politike nuk kanë pasur asnjëherë, asnjë dilemë.
“Nuk ka kurfar dileme sa i përket inkorporimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, në ndryshimet që duhet të ndodhin në Kodin Zgjedhor, të njejtat duhet të inkorporohen dhe këtu dilemë asnjëherë nuk kemi patur si parti politike, përkundrazi kemi qenë promovues të këtyre vlerave” – ka deklaruar deputeti Arbër Ademi.
Koordinatori i GP të BDI-së ka theksuar se për çfarëdo ndryshimi në Kodin Zgjedhor do të duhet konsensus i gjerë ndëretnik dhe ndërpartiak, që do të reflektojë realitetin e strukturës heterogjene të shoqërisë.
“Çdoherë e kemi përsëritur dhe po e ripërsërisim qëndrimin se për çfarëdo ndryshimi në Kodin Zgjedhor do të duhet konsensus i gjerë ndëretnik dhe ndërpartiak, që do të reflektojë realitetin e strukturës heterogjene të shoqërisë” ka theksuar Ademi.
Arbër Ademi ekskluzivisht ka njoftuar se mund të flasin për një njesi zgjedhore, por kompromis sigurisht se, edhe e logjikshme do të ishte të kishte një prag prej 5% dhe lista të hapura për deputet.
“Ne më herët sigurisht se kemi insistuar në modelin ekzistues, pasi pasqyron më së miri realitetin shoqërorë, por ekskluzivisht për ju, qëndrimi ynë është se edhe mund të flasim për një njesi zgjedhore, por kompromis sigurisht se, edhe e logjikshme do të ishte të kishte një prag prej 5% dhe lista të hapura për deputet dhe kësisoj mendoj se kontribuojmë në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së përfaqësimin në Kuvend, por kështu kontribuojmë edhe në sigurimin e stabilitetit politik në Kuvend” ka bërë të ditur deputeti Arbër Ademi.
Gjithashtu, Arbër Ademi ka marrë shembull modelin e shumicës së vendeve, veçanërisht vendeve të rajonit.
“Në shumicën e vendeve, veçanërisht në vendet e rajonit, ku kemi një model proporcional të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend me një njesi zgjedhore ka edhe prag, prandaj kompromis ofrojmë që të ketë prag prej 5% dhe lista të hapura për deputet” – ka deklaruar Ademi.
“Pragu prej 5% mendoj se ofron stabilitet më të madh politik se sa një situatë pa kurrfarë pragu për përfaqësim në Kuvend.
Vazhdimisht kemi përsëritur se modeli zgjedhor duhet të pasqyrojë më së miri realitetin e strukturës heterogjene të shoqërisë dhe modeli aktual mendojmë se përfaqëson realitetin e mirë vend, por po trumbetohet, thuhet e propozohet modeli me një njesi zgjedhor, andaj një gjë të tillë do ta propozojmë në grupin punues” – tha deputeti i BDI-së.
Nënkryetari i BDI-së ka njoftuar se Bashkimi Demokratik për Integrim do ta propozojë për diskutim modelin me prag zgjedhor 5% në funksion të sigurimit të stabilitetit politik dhe listat e hapura në funksion të përmirësimit të cilësisē në përfaqësimin në Kuvend.
“Tash ne kemi formuar grup punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ku marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike me përjashtim VMRO-së, që uroj të dërgojnë përfaqësues të tyre, me përfaqësues edhe të OJQ-vë e parnterëve ndërkombëtarë të cilët merren me çështjen e organizimit të zgjedhjeve dhe dispozitave të Kodit Zgjedhor, është e rekomandueshme që propozimi të miratohet së paku 6 muaj para organizimit të zgjedhjeve, ne kemi zgjedhur edhe kryetar të grupit punues dhe pres që të kemi pune dhe diskutime intenzive dhe cilësore në mënyrë që të arrihen këto afate” – ka deklaruar Arbër Ademi.