Problemi me qentë endacakë në Tetovë vazhdon të shkaktojë telashe për qytetarët, sidomos fëmijët.

Së fundmi, është incizuar se si një vajzë e mitur është sulmuar nga dhjeta qenë endacakë.

Video e publikuar nga një qytetar i Tetovës është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet përgjegjësi nga organet kompetente për këtë problem.

Ndryshe, për zgjidhjen e problemit nëpërmjet ndërtimit të një qendre rajonale për trajtim të qenve endacakë, UNDP dhe Qeveria zvicerane ndanë fonde për projektin në fjalë, por regjioni planor i Pollogut nuk ia doli të shfrytëzoj këto mjete, shkaku i mos gjetjes së vendit se ku do ndërtohej kjo qendër./Telegrafi/

https://www.facebook.com/watch/?v=763409752142919&t=0